Mbledhja e dy qeverive në Prishtinë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy qeveritë shqiptare ajo e Tiranës dhe Prishtinës u mblodhën për herë të tretë në kryeqytetin e Kosovës. Thellimi i bashkëpunimit me qëllim shfrytëzimin e të gjitha potencialeve të të dy vendeve, në interes të zhvillimit të përbashkët, ishin kryefjalë e mbledhjes. Kryeministrat Mustafa dhe Rama, theksuan nevojën për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët në rajon. Kreu i qeverisë së Kosovës foli për përpjekjet kundër elementëve radikalë, ndërkohë që kryeministri Rama vuri thekson tek nevoja e stabilitetit dhe paqes në rajon. Integrimi europian, u konsiderua sfidë jo vetëm e dy vendeve, por edhe proces në të mirë të vetë Europës. Në mbledhjen e përbashkët, Rama nuk ngurroi të kritikonte dy ministrat e Jashtëm, të cilët sipas tij duhet të punojnë më shumë për krijim të lehtësirave për gjithë shqiptarët. Krerët e dy qeverive nënvizuar se vetëm përmes bashkëpunimit konkret dhe politikave të përbashkëta do të realizohen zbatimi i të gjitha marrëveshjeve me interes të përbashkët. - See more at: http://vizionplus.al/mbledhja-e-dy-qeverive-ne-prishtine/#sthash.sG5HNFYc.dpuf