Për të denoncuar parregullsitë dhe grabitjen e pronës siç ata e quajnë, kanë ardhur nga Shkodra dhe me pankarta në duar, në shenjë proteste i kanë vendosur para Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Kanë zgjedhur KLD pasi sipas tyre është institucioni më i lartë i drejtësisë, si dhe institucioni i krijon mbrojtje gjyqtarëve të korruptuar. Marina Rraboshta është gjyqtarja që ata denoncojnë se ka tjetërsuar pronat e tyre të përfituara prej 1945 si dhe prona të cilat i kanë blerë në vitet 90.
Por gjyqtarja Rraboshta, e cila në formularin e vetdeklarimit për efekt të dekriminalizimit rezulton se ka mbajtur dhe gjeneralitetet Marije Keka, nuk është e vetmja që denoncohet prej tyre, pasi siç shihet edhe në pankartë ata përgjegjës bëjnë dhe ish zv.Kreytaren e Parlamentit Jozefina Topalli.