Partia Demokratike ka vazhduar akuzat ndaj Kryeministrit Rama për mbrojtje të ish-kreut të bashkisë Kavajë Elsiv Roshit. Kreu i departamentit dhe Sigurisë Enkeleid Alibeaj u shpreh se ''Pavarsisht se u pa botërisht se njeriu i tij është dënuar për një vepër të rëndë Rama serish nuk është distancuar, nuk ka kërkuar ndjesë para qytetarëve të vendit që i poshtëroi duke kandiduar e rikandiduar Roshin''.