Pas përfundimit të mbledhjes së përbashkët dy kryeministrtat ai i Shqipërisë dhe i Kosovës bënë një rezyme të saj në një konferencë të përbashkët për mediat.
Në fjalën e tij mustafa tha se mbledhja ka dalë me rezultate të prekshme dhe se qeveritë kanë nënshkruar sot 7 marrëveshje të cilat priten të zbatohen
"Deri dje ëndërr bashkëpunimi sot realitet, nesër model europian. Qeveritë dalin me bilanc pozitiv nga mbledhja e tretë. Gjatë kësaj periudhe kemi avancuar ndjeshëm mes dy vendeve. Rezultatet të prekshme të mira, sot patëm mbledhje rezultative, mbledhja solli risi në krijimin e mekanizmave në bashkëpunimin tonë të ardhshme. Përmes marrëveshjeve ramë dakord të krijojmë mekanizmin për zbatimin e marrëveshjeve"-tha Mustafa në fjalën e tij