Report TV - 40 392 maturantë nesër test për gjuhën e huaj, ja kur përjashtoheni

2016-06-03 0

Të shtunën nisin provimet e maturës shtetërore. 40 392 maturantë do të japin nesër provimin e gjuhës të huaj në 207 qendra provimi, të cilat do të monitorohen nga Ministria e Arsimit. Zëvendësministrja Nora Malaj në një dalje për mediat bëri të ditur se provimi i gjuhës së huaj do të jetë i nevilit mesatar.

Nora Malaj shpjegoi disa nga rregullat që nëse maturantët i shkelin, atëherë do të jenë automatikisht ngelës, duke humbur mundësinë për të konkuruar në universitetet publike.

Maturantët do të japin edhe 4 provime të tjera, të cilat shërbejnë për të marrë diplomën e maturës shtetërore. Këtë vit pranimi në universitet do të bëhet në bazë të notës meatare.

Free Traffic Exchange