Report TV - Naftëtarët e Ballshit vijojnë protestat “kemi 10 muaj pa u paguar”

2016-06-03 0

Naftëtarët e Uzinës së Ballshit kanë protestuar sërish pasi kanë 10 muaj pa u paguar. Rreth 500 punonjës kanë protestuar këtë të premte përpara derës së uzinës ku kanë kërkuar një përgjigje për mospagesën dhe për të ardhmen e tyre.

Punonjësit e Uzinës së Ballshit protestojnë sërish

Rreth 500 punonjës kanë protestuar përpara Uzinës

Punonjësit e Uzinës së Ballshit kanë 10 muaj pa u paguar

Punonjësit e Uzinës së naftës në Ballsh kanë protestuar sërish përpara hyrjes së kësaj uzine, pasi prej 10 muajsh nuk paguhen. Kjo është protesta e 40 që ata zhvillojnë por askush nga institucionet nuk ka reaguar për tu dhënë një zgjidhje. Në protestën e kësaj të premteje kanë qenë afro 500 punonjës që kanë kërkuar të drejtën e tyre. Minimalisht ata kërkojnë një përgjigje se cili do të jetë fati i tyre në të ardhmen.

Protesta e naftëtarëve ka qenë paqësore, edhe pse vihej re një numër jo i vogël i efektivëve që monitoronin këtë protestë. Ata kanë deklaruar se nëse nuk do të ketë një reagim, atëherë do të përshkallëzojnë protestat.

Free Traffic Exchange