Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita thotë se kryeministri vazhdon ta mbrojë ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshin, i akuzuar sipas demokratëve për përdhunim në grup.
Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj thotë se Edi Rama nuk është distancuar ende dhe nuk ka kërkuar ndjesë përpara qytetarëve.
Alibeaj: Edi Rama ende nuk ka marrë një akt për shkarkimin e tij, edhe pse Prokuroria ka nisur ndjekjen penale për fshehjen e të dhënave. Pasi e justifikoi përdhunimin e Roshit, pasi deklaroi se Roshi është si gjithë shqiptarët që kanë emigruar, Rama organizoi dhe një miting në mbështetje të tij, dhe sot janë të gjithë të dhënat që po e ndihmon ti fshihet drejtësisë.
Sipas Alibeajt, kulmi arriti kur deputeti Taulant Balla e cilësoi Rroshin si shpëtimtarin e Kavajës.
Alibeaj: Mbrojtja e Ramës për të dënuarin për përdhunim arriti kulmin mbrëmë, kur Taulanti i tij e quajti Kavajën një qenef të madh, ndërsa Roshin shpëtimtarin e saj. Edi Rama vazhdon të poshtërojë qytetarët e Kavajës në mënyrë të përsëritur.
Ai tha se prokuroria duhet ta kërkojë Rroshin në zyrën e kryeministrit.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/alibeaj-rama-mbron-ende-rroshin-nuk-e-shkarkon/