?Unë e vrava tim vëlla pas një debati që kishim prej kohësh, jam penduar shumë për këtë krim?
Kështu ka pohuar përpara hetuesve 37 vjecari, Afrim Kallari, i cili pasditen e djeshme vrau me çifte vëllain e tij 36 vjeçarin, Ermir Kallari.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme 37 vjeçari Kallari ka vendosur të ndryshoje dëshminë duke pohuar se shkak i vrasjes është bërë një konflikt i hershëm për çështje pronësie me të vëllanë e tij.
Më herët ai kishte pohuar në polici se vrau të vëllanë pasi ky i fundit këmbëngulte për të mbjellë një sasi kanabisi në pronat e përbashkëta të familjes Kallari.
Ermir Kallari, 36 vjeç, ka mbetur i vdekur në vend pasditen e djeshme teksa u qëllua me një armë zjarri tip çifte nga i vëllai , Afrim Kallari, 37 vjeç.
E plagosur në vendngjarje ka mbetur nëna e dy vëllezërve të përfshirë në konflikt.
Ekspertë të policisë kriminale kanë gjetur në vendin e ngjarjes provat e krimit, ndër to edhe katër gëzhoja të një arme gjahu, çifte.
Ndërkohë mësohet se në shtëpinë e familjes Kallari janë gjetur edhe disa kubime më lëndë narkotike.
Kjo përforcon pistën se krimi ka ndodhur pas debatit për çështjen e drogës.