Report TV - KLSH: Në janar-prill u gjetën 23 mln euro dëm nga shkeljet

2016-06-03 0

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar dje buletinin e parë statistikor për vitin 2016, që përmbledh rezultatet e auditimeve të kryera gjatë periudhës janar-prill. Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej afro 2 miliardë lekësh, si dhe shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej më se 1.2 miliardë lekë. Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2013-2015.
Shkeljet me dëm ekonomik
Sipas KLSH, audituesit kanë konsatuar në sektorin e tatim-taksave shkelje me dëm afro 462 milionë lekë. Këtu dallohet Bashkia Skrapar, me një dëm në vlerën 341 milionë lekë lekë, nga të cilat 336 milionë lekë për mospagesë për tarifën e zënies së sipërfaqes prej 120 ha, e cila është dhënë me qera me leje minerare. Ndërkohë, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier, është konstatuar me dëm në vlerën 107 milionë lekë, penalitete për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Në sektorin e doganave shkeljet llogariten në vlerën afro 334 milionë lekë. Dega Doganore Durrës ka dëm në vlerën 322 milionë lekë, penalitete për parregullsi në dokumentacion e diferencë peshe në procesin e vlerësimit të detyrimit doganor. Dega Doganore Rinas, në vlerën 18.4 milionë lekë, rivlerësim i detyrimit doganor dhe keqklasifikim i artikujve jo në përputhje me Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave.

Free Traffic Exchange