Report TV - 70 vjetori i Republikës italiane Cutillo: 'Drejtësinë' për negociatat

2016-06-02 0

70 vjetori i Republikës italiane ka mbledhur bashkë politikanët shqiptarë. Të majtë dhe të djathtë të cilët nuk shihen prej ditësh për shkak të bojkotit të opozitës deri në 6 qershor, u takuan në pritjen që ambasada italiane në Tiranë organizoi për rastin.

Vetë ambasadori italian, Alberto Cutillo i bëri apel partive që të gjejnë konsensusin për reformën në drejtësi.

"Europa do të mbetet një projekt i paplotë deri sa nuk do përfshihen të gjithë vendet e Ballkanit. E dimë sa e vështirë është të kryesh reformat e domosdoshme për të hyrë në zemër të procesit. Pra hapjen e negociatave. I apeloj të gjitha forcave politike që të bashkëpunojnë për të përmbysur reformat që kërko vendi, kryesorja ajo në drejtësi. Do të kenë përfitime dhe lufta ndaj korrupsionit dhe ekonomia e vendit. Shpresoj që 2 qershorin e ardhshëm të festojmë progresin e bërë nga Shqipëria në këtë proces jetësor", u shpreh Cutillo.

Në festën e ambasadës italiane ishin të pranishëm dhe diplomatë të tjerë të akredituar në tiranë, biznesmenë, përfaqësues së medias dhe Shoqërisë Civile.

Italia u shpall Republikë Presidenciale më 2 qershor 1946 sipas një referendumi popullor.