Tahiri denoncon “çimkën” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-02 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjendet pajisja e përgjimi ne zyrën e Ministrit te Brendshëm, Saimir Tahiri. Ishte folur prej disa ditësh, por tashme është konfirmuar. Burimet i kane thënë Vizion Plus se Ministria e Brendshme, ka denoncuar ne Prokurorinë e Tiranës, vendosjen e përgjuesit qe ne datën 18 maj. Organi qendror i akuzës është vene menjëherë ne lëvizje dhe ka nisur hetimet për këtë skandal. E kontaktuar nga Vizion Plus, Prokuroria nuk e ka mohuar faktin se është regjistruar një kallëzim penal për këtë çështje. Ndërkohe, mësohet se do te thirren per te dëshmuar disa zyrtare te rëndësishëm te Ministrisë se Brendshme, pasi dyshimet e para janë qe pajisja mund te jete vendosur nga një punonjës i këtij institucioni. Te njëjtat burime konfirmojnë se behet fjale për një përgjues audio. Ka kohë më parë kur ekzistencen e kësaj pajisje ne zyrën e Ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri e lajmëroi edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas ish- kryeministrit, pajisja u gjet pas grirëses së letrave në zyrën e Tahirit dhe mes te dyshuarve për autorësinë, Berisha përmendte një person intim. Berisha shkruante në rrjetin social Facebook se diçka e tillë e ka tmerruar Ministrin e Brendshëm, i cili kishte dhe dyshimet e tij për stafin. Prokuroria nuk ka pranuar te japë detaje per përmbajtjen e kallëzimit te depozituar nga Ministria e Brendshme. Ndërkohe qe nuk dihet ende se çfarë ka arritur te regjistroje përgjuesi. - See more at: http://vizionplus.al/tahiri-denoncon-cimken/#sthash.7byy5sCc.dpuf