Report TV - Meta: Të miratohet tani reforma në drejtësi e ajo zgjedhore

2016-06-02 2

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Komitetin Drejtues Kombëtar. Në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes kryetari i LSI-së, Ilir Meta ndau me anëtarët e KDK-së disa qëndrime për disa nga çështjet më të rëndësishme të aktualitetit politik, ku në radhë të parë mbetet Reforma në Drejtësi derisa ajo të miratohet përfundimisht në Kuvendin e Shqipërisë.

Meta theksoi edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për reformën në drejtësi, ndërsa përshëndeti deklaratën e Komisionerit për Zgjerimin të Bashkimit Europian, Hahn, i cili vlerësoi punën e rëndësishme që është kryer nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, nxit gjithë klasën politike shqiptare që të miratojë paketën kushtetuese për reformën në drejtësi.

?Do të doja të ritheksoja edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për reformën në drejtësi, i cili ka qenë i qartë në mbështetje të saj që nga fillimi i procesit. Me këtë rast dua të përshëndes dhe të mbështes plotësisht deklaratën e Komisionerit për Zgjerimin të Bashkimit Europian, z. Hahn, i cili pasi ka vlerësuar punën e rëndësishme që është kryer deri më tani nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, punën e bërë nga EURALIUS, OPDAT dhe nga Komisioni i Venecias, kërkon dhe nxit gjithë klasën politike shqiptare që të përfundojë edhe kilometrin fundit, që natyrisht është edhe më i rëndësishmi për miratimin në Parlament në ditët e ardhshme dhe në javët e ardhshme të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi?- tha Kryetari i LSI-së duke nënvizuar se miratimi i shpejtë i saj dhe njëkohësisht edhe angazhimi për zbatimin e plotë dhe efektiv dhe të shpejtë të kësaj reforme, mbeten prioriteti më i rëndësishëm.

?Për këtë qëllim, angazhimi dhe vullneti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i grupit të saj parlamentar janë të palëkundur dhe janë në vijën e parë të miratimit, jo të vonimit, jo të preteksteve, jo të vonesave dhe jo të kalkulimeve partiake politike apo elektorale, sepse Lëvizja Socialiste për Integrim mendon dhe beson që miratimi i kësaj reforme është një detyrë kombëtare. Është një përgjegjësi e jashtëzakonshme që duhet përmbushur me shpejtësi në radhë të parë për interesin e qytetarëve tanë, për interesin e forcimit të ligjit në vend dhe të rritjes të besimit tek shteti ligjor, tek drejtësia dhe tek institucionet, për të goditur në mënyrë të vendosur dhe dërrmuese korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë një shqetësim mjaft serioz për qytetarët tanë, për shërbimet që ata duhet të marrin, por njëkohësisht edhe një pengesë mjaft serioze për zhvillimin më të shpejtë të vendit dhe për vetë procesin e integrimit europian?, - u shpreh Meta.

Duke u kthyer te mesazhi i Komisionerit Hahn, Kryetari i LSI-së tha se nuk mund të ketë një rekomandim dhe një hap tjetër përpara të Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në BE në rast se kjo reformë nuk miratohet dhe nuk miratohet tani.

?Mesazhi i Komisionerit Hahn besoj se ishte shumë i qartë dhe ishte dhe shumë dashamirës, ishte edhe pak sp...

Free Traffic Exchange