Report TV - Pajisje përgjimi te zyra e Tahirit hetime pas referimit nga policia

2016-06-02 2

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për një pajisje të paligjshme përgjimi të gjetur në zyrën e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Nisja e hetimeve sqaruan burime nga grupi hetimorë për ReportTv është bërë pas referimit të një materiali nga policia e shtetit dhe shërbimi i kontrollit të brendshëm.

Hetimet janë regjistruar pa një emër konkret apo person të dyshuar dhe aktualisht ndodhen në fazën e verifikimit.

Ndër provat e këtij hetimi është një pajisje e dorëzuar në prokurori e gjetur në zyrën e ministrit e cila dyshohet se ka aftësi përgjimi audio e video.

Më 20 Maj për një pajisje përgjimi në zyrën e ministrit të brendshëm Tahiri folur dhe ish Kryeministri Berisha do të shkruante në Facebook, duke deklaruar se ajo ishte gjetur pranë grirëses së letrave në zyrën e ministrit.

Pas këtij hetimi pritet që oficerët e policisë gjyqësore të ekzaminojnë pajisjen e cila nga të dhënat paraprake dyshohet se kryente rolin e mbledhjes së informacionet e cila transmetohej në një pajisje që qëndronte pranë ministrisë së brendshme në zonën e gardës së republikës.

Në rast se hetimet do të konfirmojnë përgjimin e paligjshëm të ministrit Tahiri atëherë kjo do të ishte në kufijtë e një skandali ndërsa ky hetim është i dyti i nisur pas asaj për një pajisje të pretenduar nga Shërbimi Informativ Shtetëror në përdorim të policisë për të përgjuar persona të tjerë përfshi dhe zyrtarë.

Por ky pretendim është mohuar nga zyrtarë të policisë dhe vetë Tahiri, ndërsa hetimet e akuzës prej dy javësh ende nuk kanë një rezultat