Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e BE-se, Romana Vlahutin kërkoi forcim të luftës kundër abuzimit dhe mashtrimit me fondet, gjë që sipas saj duhet bërë në bashkëpunim me rajonin që kriminelët të mos përfiojnë. Vlahutin iu referua studimeve, teksa tha se nga 20-40% e cmimeve të rritura janë pasojë e abuzimit dhe mashtrimit me fondet. Ndërkaq, zv.ministri i Financave, Erjon Luçi shpjegoi për Ora News se po kontrollohet përdorimi jo vetëm i fondeve të buxhetit, por edhe atyre që përfitohen nga Bashkimi Europian.
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana vlahutin apeloi institucionet shqiptare që luftojnë mashtrimet, që të rrisin kontrollin, hetimin dhe penalizimin e rasteve të abuzimit me fondet e buxhetit të shtetit dhe ato që merren në kuadër të programeve të financuara nga BE-ja. Sipas Vlahutin, nevojitet një bashkëpunim rajonal që krimi të mos jetë më i fortë se institucionet.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vlahutin-krimi-nuk-duhet-te-jete-me-i-forte-se-institucionet/