Vendimi i KM - Fatura e rritjes së pensioneve, Klosi: Më shumë se 3 mld lekë të vjetra për 2016

2016-06-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Më shumë se 3 miliard lekë të vjetra është fatura që do ti kushtojë buxhetit të shtetit për rritjen e pensioneve për 6 kategori vetëm për periudhën 6 mujore të mbetur nga 2016.
Një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave për ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve, Ministri Klosi, tha se efektet financiare do përballohen të gjitha nga rezultatet pozitive që ka skema e mbështetjes së kontributit të pensioneve pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për këtë vit dhe vitin e kaluar.
Klosi: Dje Këshilli i Ministrave miratoi ngushtimin e diferencave të pensioneve me anë të së cilës riten pensionet për disa mijëra pensionistë, pensione të cilat janë caktuar ?94-?96. Këto pensionistë kanë marrë pensine më të ulëta se pjesa tjetër e pensioneve në kushte të njëjta pune. Arsyet kanë qenë të ndryshme, por kryesorja dhe amullia që mbozotronte në sistemin e vjetër të pensioneve.
Arsyeja ka qenë indeksimi i pabarabartë i masës së pensioneve prioritare dhe rritjes së pensioneve të ulëta si dhe fakti që ligji i pensioneve që nga ?93 ndryshoi në mënyrë drastike mënyrën e përllogaritjes së masës së pensioneve. Në vitin ?94-?95 pensionet e plota të pleqërisë ishin në nivel minimal dhe zinin 63% të skemës së pensioneve. Është punuar shumë me Institutin e Sigurimeve Shoqërore për të evidentuar ato grupe që nuk kanë përfituar në mënyrë të barabartë nga skema e kontributit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.
Efektet financiare të kësaj përllogaritje vetëm në 6 muajt e mbetur të 2016 shkojnë në vlerën e 3 miliard e 244 milion lekë të vjetra. Efektet financiare do përballohen të gjitha nga rezultatet pozitive që ka skema e mbështetjes së kontributit të pensioneve pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për këtë vit dhe vitin e kaluar.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/fatura-e-rritjes-se-pensioneve-klosi-me-shume-se-3-mld-leke-te-vjetra-per-2016/