Përmbytje në Gjermani, dëme edhe në Francë - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-06-02 12

Përrenjtë u shndërruan në lumenj në jug të Gjermanisë, e ujërat e rrëmbyer i kanë marrë me vete makinat nëpër rrugë si te ishin lodra fëmijësh. Bilanci i vdekjeve është të paktën katër. Dy persona rezultojnë të zhdukur, dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa me mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.