Skandali që ka përfshirë ?Qendrën e Zhvillimit? në Shkodër dhe arrestimi i drejtores së kësaj qendre Juliana Cepi dhe fizioterapistes Aida Ymeraj ka zënë pjesën më të madhe të diskutimeve në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak.
Fillimisht kryetarja e bashkisë Voltana Ademi kerkoi që drejtësia ta zbardhë plotësisht këtë ngjarje ndërsa ritheksoi se pamjet janë të manipuluara.
Por më të ashpër në deklarata kanë qenë këshilltarët bashkiak që jo vetëm i kanë dalë në mbrojtje drejtuesve të ndaluar nga policia, por kanë lëshuar akuza në drejtim të qeverisë.
Kryebashkiakja Voltana Ademi ka bërë të ditur se institucioni i Bashkisë i është drejtuar Prokurorisë për të bërë kallëzim për manipulim të pamjeve ku paraqiteshin të lidhur pacientet me të meta mendore pranë kësaj qendre.