Report TV - Zbardhen formularët, emrat e fshehtë të gjyqtarëve shqiptar

2016-06-02 14

Disa nga njerëzit e drejtësisë rezultojnë me dy ose më shumë emra. Përpos politikanëve dhe krerëve të institucioneve kushtetuese, edhe gjyqtarët kanë ndryshuar gjeneralitetet, në kohë të ndryshme, kryesisht për arsye estetike, por edhe për të fshehur të kaluarën e tyre. Referuar formularëve të vetëdeklarimit, Ken Dhima, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin. Ken Dhima deklaron se emri i tij i parë ka qenë Krenar Gjoka. Dhima është akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë, ndërsa është proceduar nga Prokuroria.

?Megjithatë, ai i shpëtoi shkarkimit. Ndërkaq, Zeta Terpollari, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje, thotë se emri i saj i parë ka qenë Zenepe. Po ashtu, gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Zihni Spahiu, deklaron se emri i tij i parë ishte Zeni Spahiu. Gjyqtari në Gjykatën Apelit Vlorë, Petrit Aliaj, ka ndryshuar gjithashtu gjeneralitetet, ku emri i tij i parë rezulton të jetë, Petrit Vejzadi.