Report TV - Identifikohen autorët e vrasjes së biznesmenit vlonjat, një i arrestuar

2016-06-01 2

6 muaj pas vrasjes së biznesmeni 53-vjeçar në rrugën Transballkanike në Vlorë policia ka rënë në gjurmën e autorëve njëri prej të cilëve është arrestuar ndërkohë që tjetri është shpallur në kërkim.

I arrestuar Flobenc Gega 34 vjeç nga Shkodra e banues në Tiranë, i cili në mometin e ndalimit është kapur me armë zjarri pistoletë tip "Glock", ndërkohë që Deison Nallbani 30 vjeç, banues në Vlorë është shpallur në kërkim pasi rezulton të jetë autori kryesor i vrasjes.

Gega i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Gjermane për "Grabitje" dhe "Plagosje", u arrestua pasi gjatë hetimeve të kryera, ky shtetas është identifikuar si personi që ka siguruar kushtet dhe mjetet për kryerjen e kësaj vrasjeje

Free Traffic Exchange