“Përkeqësohet klima e biznesit” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klima e biznesit për vitin 2015-të është përkeqësuar. Sipas një sondazhi të bërë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, rezulton se niveli i perceptimit të investitorëve të huaj në Shqipëri për lehtësitë e të bërit biznes ka rënë me 5 pikë krahasuar me 2014-ën. Shkaku kryesor në këtë renditje është niveli i lartë i taksave, e dyta renditen monopolet dhe konkurrenca e pandershme dhe e treta burokracitë në qeverisje. I përkeqësuar rezulton edhe indeksi i korrupsionit. Biznesi amerikan mendon se treguesi, i cili ka patur përmirësim është ai i luftës kundër informalitetit. Zv/ambasadori amerikan David Muniz tha se elementi më i rëndësishëm për të tërhequr investimet është bërja e reformës në drejtësi.?Miratimi i reformës në drejtësi është kritike për këtë çështje. Unë besoj se Shqipëria do e bëjë shumë shpejt. Por nëse flasim për klimën e biznesit ka të bëjë pikërisht edhe me elementin e dhënies së drejtësisë, kjo është parësore për të sjellë më shumë investime të huaja këtu.?Të pranishëm në këtë takim me biznesin amerikan ishin edhe ministri i financave Arben Ahmetaj dhe ajo e ekonomisë Milva Ekonomi. Ata thanë se qeveria po punon për të ndryshuar sjelljen që administrata ka me biznesin. Në qershor kuvendi do të kalojë një ligj të ri i cili do të falë ndërmarrjet që kanë bërë deklarime të rremë në 5 vitet e fundit, në një kohë që kontrolli tatimor i thelluar do të bëhet pasi sipërmarrësi të njoftohet 45 ditë përpara.- See more at: http://vizionplus.al/perkeqesohet-klima-e-biznesit/#sthash.P4orTVqj.dpuf