Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nisja e sezonit ka filluar të mbushë plazhet në të gjithë vendin, një nga destinacionet e preferuara për t?i ikur të nxehtit të verës. Ora News ka kryer një vëzhgim në zonat kryesore të bregdetit shqiptar ku ka konstatuar çmime hotelesh që variojnë nga 25-250 euro. Rekordin e mban Saranda me vilat private buzë detit, që prenotohen kryesisht nga të huajt. Prenotimet online kanë filluar.
Nëse kërkoni të bëni pushime të paharrueshme, bregdeti shqiptar, është një alternativë e mirë, si për çmime edhe për cilësinë e shërbimeve.
Në një vëzhgim të Ora News në disa prej destinacioneve verore më të frekuentuar, nga Velipoja deri në Sarandë, çmimet e hoteleve variojnë nga 25 euro minimumi, në zona jo shumë afër me bregdetin, deri në 150 euro, në vijën e parë dhe hotele me 5 yje.
Në Velipojë, ndonëse hotelet nuk vlerësohen me yje, dhe çmimet variojnë nga 25-40 euro nata, ndërsa dy shezllone dhe një çadër buzë detit kushton 5-10 mijë lekë të vjetra.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/eltar-deda-te-luftojme-per-nje-shoqeri-pa-duhan/