Ora News – Veliaj për këndin e lojrave: Jo triumf, por dhurata e 1 qershorit për fëmijët e Tiranës

2016-05-31 13

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ditë para përurimit të Këndit të Lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet e fundit për ta pasur atë gati, për festën e fëmijëve në 1 Qershor. Ai ka parë nga afër punën e kryer në terren për realizimin e projektit, në mënyrë që çdo gjë të jetë gati për ditën e nesërme.
Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi se falë këtij projekti u bë e mundur që një nga zonat më pak të frekuentuara të parkut të sistemohet dhe të mbillet me pemë, duke u kthyer kështu në një portë të re të parkut të Liqenit. ?Kthyem një gërmadhë, një tokë totalisht të djerrë, një vend aspak tërheqës, në një hapësirë jashtëzakonisht tërheqëse, edhe në hyrjen pedonale të Parkut të Liqenit?, tha kryetari Veliaj. Ai theksoi se Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një rëndësi të madhe gjelbërimit dhe krijimit të hapësirave rekreative për të gjitha moshat në Tiranë. Ai shtoi se në vetëm 11 muaj është bërë e mundur mbjellja e 11 mijë pemëve në parqe, rrugë apo edhe në blloqe pallatesh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-jo-triumf-por-dhurata-e-1-qershorit-per-femijet-e-tiranes/

Free Traffic Exchange