Rama: Nuk mbështesim asnjë të dënuar - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-31 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryebashkiaku i Kavajës ka humbur mbështetjen e Partia Socialiste. Kryeministri Edi Rama në reagimin pas dorëheqjes së Elvis Rroshit, shprehet se kushdoqoftë ai që ka marrë më parë një dënim nuk gëzon përkrahjen e socialistëve.Edi Rama: Jam i keqardhur, por aspak i lëkundur në bindjen time se kur hyn në mes një problem me drejtësinë, vendimmarrja s?ka si të ketë më asnjë ngjyrë tjetër përveçse bardhezi. Kam qenë dhe mbetem i prerë në këtë pikë: Fajësinë nuk e caktojnë partitë as mediat po gjykatat. Gjithkush sulmohet me opinione kriminalizuese të pambështetura në fakte po në shpifje, meriton solidaritet. Ama gjithkush që ka një dënim gjykate me heqje lirie, nuk e ka dot mbështetjen e Partisë Socialiste për të kandiduar për çfarëdoqoftë apo qëndruar në një detyrë publike që ka. Fakti në këtë rast që Elvis Roshi nuk e ka vuajtur asnjë ditë dënimin sepse ka qenë në moshë të mitur, nuk mund të ndryshojë gjë.?Rama tregohet i kujdesshëm kur sqaron se para se PS të kandidojë Rroshin për kryebashkiak të Kavajës në vitin 2011, kishte marrë siguri për pastërtinë e figurës së tij.Edi Rama: Kur e kemi zgjedhur Elvis Roshin si kandidat për Kavajën, kemi marrë si për të gjithë dëshminë e penalitetit. E cila ka rezultuar e bardhë. Po ashtu, kur e kemi mbështetur rikandidimin e tij, kemi sqaruar në rrugë operative të gjitha akuzat e bëra ndaj tij. Dhe asgjë nga çfarë kanë pretenduar akuzuesit e tij publike deri me sot, nuk ka rezultuar e vërtetë.?Por kreu i qeverisë nuk harron të kujtojë se nga ana tjetër, opozita po anashkalon detyrimet e saj në zbatim të ligjit për dekriminalizimin.Edi Rama: Ndryshe nga partia përballë që tjetër thotë e tjetër bën me papastërtitë e hatashme që ka në grupin e saj parlamentar, deri edhe duke justifikuar shkeljen haptazi të ligjit të ?dekriminalizimit? nga një deputet i saj, në familjen tonë politike nuk ka llafe përballë fakteve të provuara. Kush gjendet në shkelje të kësaj linje as nuk mund ta marrë, as nuk mund ta mbajë një detyrë me mbështetjen tone.?Pas dorëheqjes së kreut të Bashkisë Kavajë në emër të PS u shpreh deputetja Blerina Gjylameti, e cila tha se ligji qëndron mbi të gjithë.Blerina Gjylameti: Ne që e kemi mbrojtur zotin Roshi, pasi në fund të fundit ai ishte i pafajshëm për aq kohë sa nuk provohej e kundërta, sot i themi se pafajësinë ai duhet ta provojë në instancat gjyqësore. Ligji qëndron mbi të gjithë ne, e për sa kohë ligji është shkelur, edhe pse në rrethana krejtësisht misterioze, ne nuk na mbetet asgjë për të bërë veçse ta respektojmë ligjin dhe dënimet që ai përcakton për shkelësit.Pavarësisht dorëheqjes së Elvis Rroshit nga posti i drejtuesit të Bashkisë Kavajë, qeveria dh PS kanë siguruar mbështetjen për projektet zhvilluese për këtë qytet.- See more at: http://vizionplus.al/rama-rroshi-me-deshmi-te-paster/#sthash.wsJsWrBa.dpuf