Shqipëria në Bienalen e Venecia - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-31 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Të kam lënë mallin?. Kështu prezantohet Shqipëria në ekspozitën e 15-të ndërkombëtare të arkitekturës në Bienalen e Venecias. Kuruar nga Simon Battisti, dhe Leah Whitman, pavijoni shqiptar i përgjigjet temës ?Raportim nga Fronti? të kuratorit të Bienales Alejandro Aravena, duke paraqitur një gjendje që ka përcaktuar tkurrjen urbane të Shqipërisë: arkitektura e zhvendosjes dhe migrimit. Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, e pranishme ne pavijonin shqiptar gjate hapjes se këtij eventi ndërkombëtar, pasi ka falenderuar grupin e kuratorëve ka bërë një prezantim të ideve që përçon Shqipëria këtë vit përmes pavijonit të saj në Bienalen e arkitekturës. Kuratorët kanë porositur tekste të reja rreth arkitekturës së zhvendosjes nga shkrimtarë, poetë e krijues të skenës ndërkombëtare. Nuk mungoi ne pavijonin shqiptar as iso-polifonia shqiptaro-polifonie. Këngët do të vijojnë te dëgjohen në pllaka gramafoni 30cm, të cilat do të luajnë gjatë gjithë kohëzgjatjes së Bienales së Venecias qe u hap mbrëmjen e 28 majit per tu mbyllur ne 27 nëntor. - See more at: http://vizionplus.al/shqiperia-ne-bienalen-e-venecia/#sthash.fevToN71.dpuf

Free Traffic Exchange