Ora News – Arena Kombëtare, PD: Rama fsheh dokumentacionin e aferës me stadiumin

2016-05-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po fsheh dokumentacionin që provon, sipas tyre, aferën më të madhe korruptive që bëhet me stadiumin e ri kombëtar. Nënkryetari Edi Paloka, iu referua një investigimi mediatik, për të denoncuar, favorin që i bëhet privatit në këtë projekt, ndërsa tha se mbahet e fshehtë edhe procedura që është ndjekur për të shpallur firmën fituese.
Dekalrata e Edi Palokës
Edi Rama ka pranuar zyrtarisht një prej aferave të tij më të mëdha korruptive që është qendra e biznesit dhe kulla në stadiumin Qemal Stafa, duke mbajtur të fshehtë dokumentacionin që ne i kërkuam zyrtarisht.
Pas kërkesës së dytë për informacion, Edi Rama solli ca letra, por nuk solli kopjen e kontratës partneritet publik privat, ku do të kuptohej pjesa që mban federata, dhe pjesa që mban privati, pra do të shihej sa është marrë parasysh interesi publik, interesi i qytetarëve.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/arena-kombetare-pd-rama-fsheh-dokumentacionin-e-aferes-me-stadiumin/

Free Traffic Exchange