Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i OSBE Florian Raunig ka përfunduar misionin e tij në vendin tone.
Për ti shprehur mirënjohjen për kontributin dhe bashkëpunimin e OSBE-së si dhe për rolin e veçantë drejtues të Ambasadorit gjatë të gjithë viteve të shërbimit të tij diplomatik në Shqipëri kreu i kuvendit Ilir Meta e priti atë në një takim lamtumire. Kryeparlamentari Meta në fjalën e tij e siguroi Ambasadorin Raunig se dyert e Shqipërisë do të mbeten gjithnjë të hapura për miqtë e vjetër. Ndërsa
Nga ana e tij ambasadori shprehu bindjen se bashkëpunimi midis OSBE dhe parlamentit shqiptar do të vazhdojë të forcohet më tej.
Pas përfundimit të asamblesë së NATO-s të zhvilluan në Tiranë Kryeparlamentari Ilir Meta zhvilloi një takim me Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s z të cilin e falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme duke theksuar se mbajtja e këtij sesioni pranveror në Tiranë ishte një mesazh i mirë për rajonin dhe për vetë Aleancën, e cila përballet me sfida të mëdha pranë kufijve të saj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-takim-me-raunig-mirenjohje-per-bashkepunimin-dhe-kontributin-e-osbe-se/