Report TV - Dorëheqja e Roshit, Rama: Kur e zgjodhëm dëshmia e pastër

2016-05-31 6

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi. Përmes një njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit pranë Kryeministrit, thuhet se dëshmia e penalitetit të Roshit ishte e pastër në të dyja rastet kur është kandiduar në zgjedhjet vendore. "Kur e kemi zgjedhur Elvis Roshin si kandidat për Kavajën, kemi marrë si për të gjithë dëshminë e penalitetit. E cila ka rezultuar e bardhë. Po ashtu, kur e kemi mbështetur rikandidimin e tij, kemi sqaruar në rrugë operative të gjitha akuzat e bëra ndaj tij. Dhe asgjë nga çfarë kanë pretenduar akuzuesit e tij publike deri me sot, nuk ka rezultuar e vërtetë", thuhet në reagimin e Kryeministrisë.

Gjithashut, kryeministri Rama sqaron se vetëm ditën e sotme është bërë verifikimi i thelluar për Roshin, i cili rezulton i dënuar në Itali që në moshë të vogël. "Fatkeqësisht sot, një verifikim i thelluar ka nxjerrë në dritë një fakt deri tani krejt të panjohur dhe të papërfolur ndonjëherë për Elvis Roshin, për të cilin nuk është lënë gënjeshtër pa treguar. Elvis Roshi është dënuar në moshë të mitur në Itali nga gjykata e të miturve! Jam i keqardhur, por aspak i lëkundur në bindjen time se kur hyn në mes një problem me drejtësinë, vendimmarrja s'ka si të ketë më asnjë ngjyrë tjetër përveçse bardhezi".

Free Traffic Exchange