Ora News – KQZ i heq mandatin 18 këshilltarëve bashkiakë

2016-05-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

18 këshilltarëve bashkiakë u janë hequr mandatet nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pasi nuk kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit. Ndërsa për të zgjedhurit vendorë të cilët janë vetëdeklaruar në shkelje të afateve ligjore apo që vetëdeklarimin e ka dorëzuar gabimisht në një institucion tjetër KQZ u tregua tolerante, duke mos u ndërprerë mandatin.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i ka ndërprerë mandatin 18 këshilltarëve bashkiakë në gjithë vendin, ndërsa do të bëhet verifikimi për 5 të tjerë të cilët nuk ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Ligji përcaktonte si afatin e fundit datën 4 maj, por këshilltarët bashkiakë nuk i jan përgjigjur kërkesës për tu vetëdeklaruar, çka sjell ndërprerjen e mandatit të tyre si të zgjedhur vendorë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-i-heq-mandatin-19-keshilltareve-bashkiake/