Report TV - Elbasan,devijohet projekti i ndërtimit të rrugës në Shirgjan, banorët kundër

2016-05-31 2

Banorët e fshatit Shirgjan të Elbasanit, kanë protestuar sot kundër projektit të ndërtimit të rrugës.

Ata shprehen kundër, pasi sipas tyre projekti ka ndryshuar.

Traseja e devijuar e rrugës shtrihet mbi 30 shtëpi, të cilat për realizimin e projektit duhet të prishen.

Protestuesit pohojnë se nuk do ti lejojnë ti prishin shtëpitë e tyre dhe nuk do të ndalin protestat deri sa të marrin një zgjidhje.

Më tej banorët shprehen se ky devijim i projektit është bërë për interesa të disa individëve, dhe firmës që po ndërton këtë rrugë.

Free Traffic Exchange