Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pasi ishte kërkuar për afro një vit me këmbëngulje nga PD dhe ndërkombëtarët, Elvis Roshi u dorëzua, duke e zyrtarizuar dorëheqjen.
Me një qëndrim të gjatë të publikuar në Facebook kryetari i bashkisë Roshi shpreh vlerësimet për qytetarët e Kavajës, zhgënjimin e tij ndaj politikës që e ka akuzuar si kriminel dhe habinë që sipas tij ka pësuar kur avokatët e kanë njoftuar se rezulton I dënuar në Itali.
?Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultoj të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim. Kujtoj se më patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç?, sqaron Roshi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/jep-doreh...