Ndërhyrja - Furnizimi me energji, OSHEE: S’do ketë probleme këtë sezon turistik në Velipojë

2016-05-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

OSHEE ka nisur punën për sistemimin e rrjetit të amortizuar të energjisë elektrike në bregdetin e Velipojës. Operatori i Shpërndarjes garanton se këtë sezon veror opëratorët turistikë, por edhe pushuesit, nuk do të ndjejnë mungesën e energjisë elektrike, çka do rrisë dhe cilësinë e shërbimit.
Këtë sezon turistik, Velipoja nuk do të vuajë më mungesën e energjisë elektrike, apo ndërprerjet për shkak të rrjetit të amortizuar.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po punon për fuqizimin e rrjetit 20 kilovolt dhe riparimin e kabinave elektrike.
Gjon Bala: Jemi duke ndërtuar tre fibra të rinj me kabëll 20 kilovolt, gjithashtu jemi duke bërë ndërhyrje në stacionin e plazhit të Velipojës, do bëjmë zëvendësimin e njërit prej transformatorëve të fuqisë. Mendoj që nuk do kemi probleme në stacionin e plazhit të Velipojës dhe rrjetin e shpërndarjes.
Ndërhyrja në rrjet po kryhen edhe për zonën e Rrjollit me qëllim shmangien e problemeve, ndërsa paralelisht po punohet për vendosjen e matësave elektrik në çdo objekt.
Gjon Bala: Nuk do kemi probleme as për zonën e Rrjollit, brenda qershorit do të vendosim të gjithë matësat në të gjithë abonentët e zonës së plazhit dhe gjithë zonën e Shkodrës. Nuk do të kemi më asnjë lloj fature afrofe.
Drejtuesit e OSHEE garantojnë se investimi në fjalë zgjidh një problematikë të mbartur prej 20 vitesh në plazhin më të madh të veriut.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/furnizimi-me-energji-oshee-sdo-kete-probleme-kete-sezon-turistik-ne-velipoje/

Free Traffic Exchange