Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për tre ditë Auto Moto Show Tirana 2016 u shndërrua në vendtakimin mes teknologjisë së fundit të prodhimit të automjeteve dhe konsumatorëve. Markat më të njohura të prodhimit të automjeteve janë mbledhur në Tirana Ekspo Center, ku të gjithë të apasionuarit dhe të interesuarit patën mundësinë të bënin zgjedhjen e duhur mes gamës së gjerë të modeleve të automjeteve, ku nuk munguan edhe çmimet promocionale.
Pas sukesit në shume vende te tjera, modeli ri Kia Sportage 2016 ka mbërritur edhe në Shqipëri.
Tipi i ri i cili paraqitet me një dizajn dhe luk krejt të veçantë, ofron gjithashtu më shumë siguri dhe komoditet.
Ky model është prodhuar me çelik të një fortësie të veçantë dhe materiale të interierit të brendshëm të një klasi të lartë.
Ai është lancuar në panairin Auto Moto Show Tirana 3, ku edhe këtë vit janë mbledhur në një sallon ekzibicioni markat më të njohura të prodhimit të automjeteve .
Presidentja e kompanisë Artinel 95, e cila është distributore zyrtare dhe ekskluzive e kompanisë Koreano Jugore Kia Motors dhe asaj Japoneze Suzuki Motor në Shqipëri, thotë për Ora News se interesimi i vizitorëve ka qenë i madh, kjo edhe për faktin se gjithnje e më shumë konsumatorët po kuptojnë rëndësinë e një automjeti të ri.
Siç është bëre tashmë traditë, për tre ditë radhazi ?Auto Moto Show Tirana 2016? u shdërrua në vendtakimin mes teknologjisë së fundit të prodhimit të automjeteve dhe konsumatorit, ku ata më të zgjuarit patën mundesinë për të shfrytëzuar edhe ofertat promocionale.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/auto-moto-show-tirana-3-modelet-e-reja-te-markave-me-te-njohura-edhe-ne-shqiperi/