Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Delegacioni i plotë i skuadrës tonë përfaqësuese ka braktisur për disa orë Waldersdorfin për t?iu drejtuar kryqytetit të Austrisë, Vjenës. Jo për të zhvilluar ndonjë takim miqësor, por për të vizituar muzeun e kryqytetit.
Kjo zgjedhje nuk është e rastësishme pasi në këtë muze historik ndodhet shpata dhe përkrenarja autentike e heorit tonë kombëtar, Gjergji Katriot Skënderbeut.
Lojtarët dhe stafi patën mundësinë të admironin nga afër gjithçka duke e përcjell me emocione këtë moment të veçantë. Delegacioni kuqezi shoqërohej nga Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo i cili shfrytëzoi rastin për të uruar skuadrën kombëtare.
Gjithashtu nuk mungoi as lidhja mes heroit tonë kombëtar dhe betejës sportive që e pret përfaqësuesen shqiptare, dhe këtë lidhje sigurisht nuk mund të mos e përmendin presidenti i Federatës Armando Duka dhe trajneri Gianni de Biasi.
Kjo vizitë e veçantë u mbyll me një foto, dhe shpresojmë që ti shërbejnë edhe më shumë motivimit të skuadrës kuqezi.
Për më shumë lexoni në:http://sport.oranews.tv/kombetarja-ne-austri-vizite-ne-muzen-e-kryeqytetit/