Report TV - Meta: Media mund të përmirsojnë bashkëpunimin mes vendeve

2016-05-31 4

Kreu i Kuvendit Meta tha sot se një bashkëpunim mes vendeve të rajonit mund të stabilizojë vatrat e konliktit. Në fjalën e tij në hapjen e punimeve të Asamblesë së 25-të të lajmeve të vendeve të Mesdheut Meta tha se mediat nuk duhet të fshehin realitetin .

Kryeparlamentari Meta nënvizoi rëndësinë që ka media për të përmirësuar komunikimin mes popujve. Ai vlerësoi se vitet e fundit ka patur një rritje të numrit të turistëve serb në Shqipëri, si dhe theksoi promovimin që i është bërë Shqipërisë në mediat serbe.

?Eshtë e rëndësishme të kuptojmë si vende të rajonit të Mesdheut se potenciali i jashtëzakonshëm që ky vend ka për zhvillimin e turizmit në mënyrë të veçantë, pasi është një nga rajonet më tërheqëse në botë. Theksoj rëndësinë që turizmi, komunikimi, media japin për të përmirësuar klimën dhe perspektivën e marrëdhënieve mes vendeve. Jam i kënaqur që në vitet e fundit ka patur një rritje të numrit të turistëve serbë në Shqipëri. Ka media në Shqipëri që për shkak të interesave të kompanive të caktuara të përhapin lajme keqinformuese për standardet e turizmit në Shqipëri, për të frikësuar turistët duke promovuar turizmin në vende të tjera që të përfitojnë këto agjenci. Mediat duhet të jenë objektive, ne nuk themi të fshehin realitetin dhe të vërtetën, por doja të theksoja rëndësinë që kanë mediat në të dyja rastet si për mirë ashtu dhe për keq.?- deklaroi Meta.

Të pranishëm për të përshëndetur punimet e kësaj Asambleje janë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, ministrja e Ekonomisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi etj.

Free Traffic Exchange