http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një fëmijë u aksidentua për vdekje në zonën e Freskut. Ngjarja e rëndë ndodhi kur gjyshja së bashku me mbesën 3-vjeçare u goditën nga një automjet pranë Rrugës së Thesarit. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, dërgoi të miturën në spital, por fatkeqësisht 3-vjeçarja humbi jetën. Si pasojë aksidentit u dëmtua dhe gjyshja e saj, e cila po merr trajtim në Qendrën Spitalore Universitare. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e rrethanave të aksidentit. - See more at: http://vizionplus.al/aksidentohet-per-vdekje-3-vjecarja/#sthash.Kz831Xlg.dpuf