Është prezantuar sot zyrtarisht trajneri i ekipit të futbollit Flamurtari, Gugash Magani. Në koferencë për shtyp në ambientet e stadiumit Flamurtari, Presidenti Sinan Idrizi ka prezantuar pjesën e parë të stafit trajnerin, zv. trajnerin Klodian Dervishi si dhe lojtarin e ri e parë për këtë sezon Astrit Fazlliu, i cili ka luajtur më parë me Partizanin.
Presidenti Idrizi u shpreh se Magani nuk do të jetë thjesht trajner i ekipit por do të ketë funksion dhe të menaxherit të ekipit, me fuqi te plota vendimmarrje. Ndërkohë që kontrata e tij është afatgjate, 3 vjet me objektivin e vetëm respektimin e fanellës.
Trajneri Magani ka falenderuar Presidentin për rikthimin pas 5 vjetësh tek ekipi kuqezi, duke theksuar se objektivat e tij janë vlerësimi i fanellës dhe fitorja e cdo ndeshjeje. Magani tha se prej ditës së sotme do të nisi punën për formimin e ekipit, zgjedhjen e lojtarëve për të qenë gati në 1 korrik.
Kjo është hera e dytë që në Shqipëri i lihet dorë e lirë edhe në menaxhimin e ekipit një trajneri, teksa fillimisht ishte presidenti i Partizanit Demi që i besoi gjithçka trajneri Shpëtim Duro, por që aventura e tij te të kuqtë zgjati pak.