Ballkani në fokus të NATO-s - News, Lajme - Vizion Plus

2016-05-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per ish-kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli mbajtja e Asamblesë Parlamentare te NATO-s ne Tirane është nje zhvillim pozitiv per Shqipërinë, 7 vjet pas anëtarësimit ne NATO. Mes sfidave me te cilat përballet sot Aleanca duke nisur nga Rusia, rreziku qe vjen nga ISIS apo kriza e emigranteve; Topalli thekson se edhe rajoni yne ishte ne qendër te punimeve te kësaj asambleje.?Një mesazh i rëndësishëm ka qenë raporti i diskutuar edhe gjatë këtyre ditëve edhe për Ballkanin në tërësi i konsideruar nga vendet anëtare të NATO-s si një ?unfinished bussines?, pra stabiliteti në Ballkan është ende një çështje e papërfunduar, ndaj dhe vëmendja e NATO-s duhet të jetë e përqendruar fort në këtë zonë të Europës edhe të botës, për të garantuar stabilitet dhe për këtë ka një rëndësi shumë të madhe edhe bashkëpunimi midis Aleancës së NATO-s dhe Bashkimit Europian?.Por tashme qe delegacionet e vendeve anëtare te NATO-s po largohen nga Tirana; vëmendja kthehet serish tek takimi i shumëpërfolur mes liderit te maxhorances Rama e atij te opozitës Basha; takim i cili ne këndvështrimin e ish-nënkryetares se Partisë Demokratike edhe nëse behet nuk i shërben zgjidhjes se problemeve.?As nuk mendoj se çështjet zgjidhen për shkak se po takohen dy persona. Çështjet zgjidhen kur ka një vullnet të fortë politik për t?i shërbyer vendit dhe interesit publik. Por nëse i shërben karriges sigurisht që as nuk mendon për papunësinë, as nuk mendon për ikjen e investitorëve të huaj, as nuk mendon për problemet ekonomike, sociale, largimin e shqiptarëve nga Shqipëria dhe kështu me radhë?.Ndërsa per reformën ne drejtësi Topalli mbështet daljen e opozitës me nje draft; strategji qe per te duhet te ishte ndjekur me herët, por shqetësimi i Topallit eshte arkitektura e re qe propozohet te ngrihet per shkak te reformës ne drejtësi.?Ka pasur një mosmarrje seriozisht për ndryshime shumë serioze që ndikojnë direkt, pavarësisht se qytetarët nuk e dinë sa do u ndikojë në jetën e tyre. Kjo arkitekturë e re nuk do kolapsojë në të ardhmen? Janë pyetje që një politikan serioz, i matur që mban përgjegjësi të madhe për zhvillimet politike dhe demokratike të vendit duhet t?ia shtrojë vetes dhe të marrë përgjegjësi. A ka ndodhur një gjë e tillë?Nuk jam në gjendje të them po, është pikëpyetje e madhe?.Per Topallin nuk ka asnje dyshim se PD e do reformën ne drejtësi dhe akuzat per bllokim te saj janë thjesht propagande qeveritare.- See more at: http://vizionplus.al/ballkani-ne-fokus-te-nato-s/#sthash.rp11eW8N.dpuf

Free Traffic Exchange