Report TV - Vjedhja e 30 milionë lekëve, nis procesi ndaj ish Ministrit Ksera

2016-05-30 0

Gjykata e Tiranës ka nisur procesin gjyqësor për ish Ministrin e Punës, Spiro Ksera, nën akuzë për vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Ksera nuk ishte i pranishëm në seancën e parë ndaj tij ndërsa gjykata vendosi t'i jap kohë avokatëve të të pandehurve për tu njohur me materialet hetimore.

Në këtë proces të pandehur janë Alban Karabashi, Artevis Mene, Dritan Fejzulla, Elda Kozaj, Elisabeta Dodbiba, Kleves Bitro, Spiro Ksera ndërsa i vetmi që ndodhej këtë të hënë pas kafazit të hekur ishte Bitro që shihni në këto pamje.

I vetmi që rezulton në arrati është Alban Karabashi i cili prej më shumë se 4 muaj dhe pse ndiqet nga policia ende nuk është kapur. Përpara mbylljes së seancës dhe shtyrjes së saj për javën e ardhshme Bitro kërkoi nga gjykata të ndërhyjë për kushtet e këqija që ai mbahet në paraburgimin 313.

?Zoti gjykatës unë qëndroj në burgun e Durrësit, sa herë që ka seancë, sillem 5 ditë përpara në paraburgimin 313-të, aty janë kushtet çnjerëzore", ju drejtua Bitro trupës gjykuese.

Ksera u arrestua në Janar të këtij viti me akuzën e vjedhjes së 30 milion lekëve me fatura dhe aktivitete fiktive për komunitetin Rom ndërsa 3 tentativat e tij për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie dështuan dhe ai aktualisht mbahet në paraburgim.

Free Traffic Exchange