Partia Demokratike përmes nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Noka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk po i kushton vëmendje çështjes së alarmit të Europës për drogën dhe armët që vijnë nga Shqipëria, por mban leksione sigurie në Asamblenë e NATO-s që po organizohet në Tiranë.
Në një dalje të posaçme për mediat, Noka ka thënë se, Rama po krekoset në Asamblenë e NATO-s, por sot nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të Europës po nisen armë e drogë nga trafikantët pa u shqetësuar nga askush.
Noka ka theksuar se pjesë e këtij trafiku janë edhe Rama e Tahiri të cilët marrin 305 e tyre, ndërkohë që imazhi i Shqipërisë po rrënohet.