Report TV - Gjendet 17-vjeçarja në Sarandë: U largova me dëshirë nga shtëpia

2016-05-30 0

Vetëdorëzohet në Komisariatin e Sarandës 17-vjeçarja Gazije Kazija.

17-vjeçarja ishte larguar nga shtëpia me dëshirë së bashku më të dashurin e saj.

Kazija kishte nisur një histori dashurie me një djalë të cilin e kishte njohur në facebook. Ajo u largua nga shtëpia në Sukth të Durrësit me 17 maj.

17-vjeçarja ishte larguar duke i lënë një letër familjes:'' Po largohem me të dashurin që njoha në facebook''.

Djali me të cilin ishte larguar Kazija është dorëzuar së bashku me vajzën. Ai është nga qyteti i Fierit.