Report TV - Rama batuta me britanikët: Ju lutem, mos ikni nga BE

2016-05-30 0

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s që të mos dalin nga Bashkimi Europian. Majk Gebs nga Mbretëria e Bashkuar kërkoi mendimin e kryeministrit Rama mbi zgjerimin e BE-së dhe debatin për Brexit. Rama u përgjigj se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të përfshihej në një debat lidhur me qëndrimin ose jo të Britanisë në BE. "E mbaj mend, delegacionet që vinin të më takonin 10 vjet më parë, kur isha kryetar bashkie. E kush do të thoshte atëherë që pas 10 vitesh unë do të isha kryeministri ndërsa ju do të ishit gati për tu larguar nga Europa (të qeshura dhe duartrokitje në sallë). Është një botë shumë interesante dhe unë nuk e kisha imagjinuar asnjëherë që do më duhej të ndërhyja në një debat në Mbretërinë e Bashkuar për të qëndruarit ose jo të saj në BE dhe të shkruaja: Ju lutem mos ikni?, iu drejtua Rama.