Rama: S'e kisha imagjinuar që do përfshihesha në debatin e Brexit: Ju lutem mos ikni nga BE!

2016-05-30 4

Subscribe në Ora NeWs këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Integrimi në BE është detyrim që kemi për fëmijët tanë? tha kryeministri Edi Rama gjatë sesionit të pyetjeve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet në Tiranë.
Franca është aleate e Shqipërisë në këtë proces tha Rama duke iu përgjigjur pyetjes së përfaqësueses së Francës: Si mund tju ndihmojmë ju në mënyrë konkrete për të konsoliduar procesin?
Rama: Ne po kalojmë një proces të vështirë dhe unik. Të qenit pjesë e familjes Europiane nuk ka të bëjë thjesht me të bërit të lumtur Brukselin apo ndonjë vend tjetër, por do të thotë të përmbushësh një detyrim për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë?
Rama foli dhe për debatin lidhur me daljen e Britanisë nga BE.
Majk Gebs nga Mbretëria e Bashkuar përfaqësues i Britanisë në Asamblenë Parlamentare duke mbajtur fjalen kerkoi komentin e kryeministrit mbi zgjerimin e BE-se dhe debatin per Brexit
Majk Gebs: E di që Shqipëria po ofron ambiente për trajnimin e personelit britanik dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona është rritur.
Së dyti: ka qenë një artikull goxha i lexuar sa i takon pozicionimit të Shqipërisë në raport me BE-në. Sigurisht që ka interes në Shqipëri pozicionimi i Bretërisë së Bashkuar lidhur me Shqipërinë në këtë proces integrimi. Do ju isha mirënjohës nëse do të flisje më shumë për perspektivën e marrëdhënieve ndërmjet BE-së, dhe cështjes më të gjerë të zgjerimit të BE-së.
Rama: E mbaj mend delegacionet që vinin të më takonin 10 vjet më parë, kur isha kryetar bashkie. E kush do të thoshte atëherë që pas 10 vitesh unë do të isha kryeministri ndërsa ju do të ishit gati për tu larguar nga Europa. (Hilaritet dhe duartrokitje) . Është një botë shumë interesante dhe unë nuk e kisha imagjinuar asnjëherë që do më duhej të ndërhyja në një debat në Mbretërinë e Bashkuar për të qëndruarit ose jo të saj në BE dhe të shkruaja: Ju lutem mos ikni?

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/rama-se-kisha-imagjinuar-qe-do-perfshihesha-ne-debatin-e-brexit-ju-lutem-mos-ikni-nga-be/