Report TV - Ja këndi i ri i lojërave në parkun e Liqenit të Tiranës

2016-05-29 2

Punimet për ndërtimin e këndit të lojërave te Parkut i Liqenit të Tiranës, janë drejt fundit. Siç duket edhe në këto foto të Shqiptarja.com, gjithçka është gati dhe kompleksi pritet të presë fëmijët e parë vetëm pas tre ditësh.

Inaugurimi i këndit të lojërave do të bëhet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës në 1 qershor, ditën ndërkombëtare të fëmijëve.

Këndi i lojërave te Liqeni është një nga hapësirat e reja që i shtohet qytetit të Tiranës për argëtimin e fëmijëve.

Ndërtimi i këtij kompleksi lodrash prodhoi mjaft zhurmë se aty do të ndërtoheshin ndërtesa shumëkatëshe, por në fund rezultoi gjithçka e pavërtetë dhe ajo që ne shohim sot është vetëm një kënd lojërash për fëmijë.