Report TV - Greqia ndalon anijen e nisur nga Durrësi, dyshohet trafik armësh

2016-05-29 0

Prej tre ditësh autoritetet Greke mbajnë të ndaluar anijen ?Leith? të nisur nga Shqipëria prej portit të Durrësit me destinacion Libinë. Sipas mediave shkak i këtij ndalimi është dyshimi se kjo anije që shihni në foto me flamur të Sierra Leones e tonazhit të lartë Cargo ka në bordin e saj armë.

Informacionet janë kaluar policisë Greke nga shërbimet inteligjente Franceze, por deri më tani kontrolli nuk ka arritur të gjej armë në bordin e saj.

Hetimet për këtë rast janë të hapur dhe pritet që e gjithë sasia e çimentos e ngarkuar Cargo në anije të shkarkohet në portin Katakolo dhe të kryhet kontroll i imtësishëm.

Po ashtu të ndaluar mbahen dhe 15 anëtarët e stafit të anijes përfshi kapitenin dhe marinarët. Anija është nisur nga Porti i Durrësit më 24 maj në ora 21:43 minuta dhe dy ditë më pas ajo ka mbërritur në portin grek Katakolo dhe ku është ndaluar. Anija transportonte 2700 ton çimento për në Tobruk të Libisë.

Free Traffic Exchange