Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjashtë muaj më parë, Ministria jonë e Zhvillimit Urban dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës, shpallën konkursin ?Profesionistët e rinj për zhvillimin ndërkufitar?, me synim ofrimin e zgjidhjeve ideore për zhvillimin e rajonit ndërkufitar të zonave: ?Shtigjet e lirisë?, që shtrihet në territorin e komunave Gjakovë-Tropojë-Has dhe ?Korridori i gjelbër?, që shtrihet midis territorit të komunave Prizren-Kukës.
Në Gjakovë u organizua ceremonia përmbyllëse e konkursit, ku paraqitën projektet e tyre 10 grupe pune, 5 prej të cilëve nga Shqipëria dhe 5 nga Kosova.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-e-kosova-konkurs-projektesh-per-zhvillimin-nderkufitar/