Ora News- Arrest me burg për nënë e bir, djali tregon pse vrau të atin

2016-05-29 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Unë isha në gjumë atë ditë dhe ishte ora 1 e natës. Babai nuk kishte ardhur ende në shtëpi. Rreth orës 1 e ca dëgjova një kollitje jashtë shtëpisë dhe dola në oborr të shihja. Pashë babanë që ishte i dehur. Ai kur më pa nisi të më shante dhe mu vërsul. Iu kujtua një ngjarje e para disa viteve kur unë u arrestova për një vjedhje të shkollës. Hajde këtu ti hajdut m??, më thirri babai dhe më ndoqi me një sfurk që të më godiste. Unë vrapova drejt stallës së lopës dhe aty gjeta një hu dhe e godita dy herë në kokë. Ai ra në tokë dhe më duket se kishte vdekur. Më pas u ktheva të flija. Në mëngjes më zgjon nëna dhe më thotë se babai nuk kishte ardhur ende në shtëpi. Unë e dija se mund ta kisha vrarë, ndaj nuk fola. Lajmërova xhaxhanë dhe e gjetëm aty ku e kisha lënë. Kisha frikë ta pranoja që në fillim krimin?, ka pohuar Alban Djaloshi.
Gjykata e Durrësit vendos masën e arrestit burg për nënën dhe njërin prej djemve të tij të cilët akuzohen për vrasjen e kryefamiljarit Mirosh Djaloshi.
Vendimi është marrë sot. Në arrest me burg janë lënë Alban dhe Bardhe Djaloshi. Ndërsa për Flavio Djaloshin është dhënë arrest me burg për 45 ditë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrest-me-burg-per-nene-e-bir-djali-tregon-pse-vrau-te-atin/