Report TV - Emigrantët, Kodheli: Shqipëria gati për mision në detin Egje

2016-05-29 0

Në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë parlamentare të NATO-s, fjalën kryesore e ka pasur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila në deklaratën e saj përpara të pranishmëve ka folur kryesisht mbi sfidat me të cilat përballet sot aleanca, rreziqet kryesisht nga migrimi dhe terrorizmi, por edhe për kalimin nga regjimi i menaxhimit të krizave në atë të mbrojtjes kolektive, që nuk ka qenë i lehtë për këdo prej vendeve anëtare.Shqipëria, tha Kodheli "po shikon mundësinë e përfshirjes në operacionin anti-ISIS në terren dhe ka shprehur interesin e saj për tu përfshirë në operacionin detar të NATO-s në detin Egje për të ndihmuar krizat e migrimit"

?Këtë vit ne do të rrisim nivelin e pjesëmarrjes në Misionin Resolute Support, në Afganistan. Shqipëria po kontribuon në rritjen e forcave të reagimit të NATO-s, Task Forcën e Përbashkët e Gatishmërisë së Lartë (Very High Readiness Joint Task Force) me një kompani këmbësorie për periudhën 2016-2018. ?Jemi në proces eksplorimi për të mbështetur përpjekjet e koalicionit anti-ISIS në terren dhe jemi të interesuar për t?u përfshirë në operacionin detar të NATO-s në Detin Egje, për të ndihmuar në krizat e migrimit. Në kuadër të BE-së, që nga nëntori 2015, ne kemi dërguar një ekip EOD në Mali dhe jemi duke kontribuar me oficer të shtabit në ALTHEA, Bosnje-Hercegovinë.? ? tha ajo.

Duke folur për sigurinë në kufijtë e NATO-s, ministrja Kodheli përsëriti qëndrimin e vendit tonë se aneksimi i Krimesë nga Rusia ishte i paligjshëm. Ajo dënoi aktivitetin e vazhdueshëm të Rusisë të ushtruar përreth zonës në Ukrainë, kërcënimet dhe retorikën e saj kundër NATO-s.

Easy Viral Banner Traffic