Report TV - Vranë të zotin e shtëpisë, nëna dhe dy vëllezërit mbeten në burg

2016-05-29 6

Burg pa afat, ka vendosur gjykata e Durrësit për dy prej tre autorëve të dyshuar të vrasjes së Mirosh Djaloshit, ngjarje e ndodhur më18 mars në fshatin Shkallë të Manzës.
Pavarësisht se krimi është pranuar nga djali i madh i familjes Arban Djaloshi, i cili ka pohuar se ka vepruar i vetëm, trupi gjykues ka lënë në burg edhe bashkëshorten e viktimës Bardhe Djaloshin 46 vjece, ndërsa për më të voglin Flavio Djaloshi dha burg me afat 40 dite.
Ka qenë Arbani ai që ka marrë autorësinë në gjyq.
Ai ka shpjeguar dhe rrjedhen e ngjarjes
"Unë isha në gjumë atë ditë dhe ishte ora 1 e natës. Babai nuk kishte ardhur ende në shtëpi. Rreth orës 1 e ca dëgjova një kollitje jashtë shtëpisë dhe dola në oborr të shihja. Pashë babanë që ishte i dehur. Ai kur më pa nisi të më shante dhe mu vërsul. Iu kujtua një ngjarje e para disa viteve kur unë u arrestova për një vjedhje të shkollës. Hajde këtu ti hajdu, më thirri babai dhe më ndoqi me një sfurk që të më godiste. Unë vrapova drejt stallës së lopës dhe aty gjeta një hu dhe e godita dy herë në kokë. Ai ra në tokë dhe më duket se kishte vdekur. Më pas u ktheva të flija. Në mëngjes më zgjon nëna dhe më thotë se babai nuk kishte ardhur ende në shtëpi. Unë e dija se mund ta kisha vrarë, ndaj nuk fola. Lajmërova xhaxhanë dhe e gjetëm aty ku e kisha lënë. Kisha frikë ta pranoja që në fillim krimin?.
Ceshtja me kërkesë të prokurorit të cështjes i kaloi gjykatës së krimeve të rënda për shkak të specifikes së krimit.
Mirosh Djaloshi, 54 vjeç ,u gjend i vrarë orët e para të mëngjesit të datës 18 mars në fshatin Shkallë, Manëz, në oborrin e banesës së tij.
Trupi i pajetë i tij i pajetë u gjet nga familjarët dhe nga hetimet e para rezultoi se atë e kishin goditur me sende të forta në kokë.

Free Traffic Exchange