Ka mjaftuar vetëm pak rritja e temperaturave për të mbipopulluar Plazhin e Shëngjinit këtë fundjavë. Ndonëse sezoni turistik ende nuk është hapur zyrtarisht qytetarët e këtij qyteti si dhe shumë shtetas Kosovar janë drejtuar bregdetit të Shëngjinit për të shijuar rrezet e para të diellit.
Vizitorët janë shprehur se i tërheq ky bregdet pavarësisht që nuk ishte në pritshmëritë e duhura.
Ky fluks e ka gjetur vendin të pa përgatitur, edhe pse njësia Administrative shprehet se i ka paraprirë sezonit që në muajin Prill duke pastruar disa here bregdetin por moti i paqëndrueshëm ka bërë që baticat të sjellin mbeturina.
Gjithashtu sipas saj kjo javë që vjen do të ketë një punë të intensive për sa i përket pastrimit të Plazhit të Shëngjinit.
Kjo gjë do të sjelli zyrtarisht, javën që vjen, hapjen e sezonit turistik.