Kodheli: IS dhe emigrantët kërkojnë zgjidhje në nivel NATO e BE, kujdes Ballkanin- Ora News

2016-05-29 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në fjalën e saj vuri theksin tek Shteti Islamik dhe vala masive e refugjatëve si një kombinim kërcënimesh që kërkojnë një qasje të plotë dhe të fortë. Kërkojnë një zgjidhje ndërshtetërore, në nivel NATO dhe BE.
Kodheli vuri theksin dhe tek Ballkani Perëndimor si një vend që lehtësisht mund të preken nga trazirat ndërkombëtare. Jemi të mendimit se ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe të re dialogu dhe partneriteti të strukturuar me Kosovën tha Kodheli.
I ashtuquajturi Shteti Islamik dhe grupet e tjera terroriste të furnizuar nga fenomeni i luftëtarëve të huaj në të gjithë botën janë një kërcënim real jo vetëm për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut por dhe shoqëritë tona.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kodheli-is-dhe-emigrantet-kerkojne-zgjidhje-ne-nivel-nato-e-be-kujdes-ballkanin/